Messi: Lëndimet nuk janë justifikim

0

Leo Messi ka thënë se lëndimet nuk janë justifikim as për Bayernin e as për Barcelonën.

Ylli i Barcelons, Leo Messi ka insistuar se lëndimet nuk janë justifikim, pasi si Barcelona po ashtu edhe Bayern Munichu janë skuadra të mëdha.

“Lëndimet nuk janë justifikim as për ne e as për Bayernin. Këto janë dy skuadra të mëdha. S’ka justifikime. Jemi dy skuadra të mëdha për të pasur justifikime”, tha Messi gjatë konferencës për media.

Messi po ashtu foli edhe për mundësinë që skuadra e tij të fitoj tripletën, pasi është në garë për të gjithë titujt.

“Ndjenjat janë shumë të mira, mirëpo ne duhet të shkojmë hap pas hapi dhe pa nxitim. Jemi shumë afër dhe duhet të vazhdojmë të jemi të qetë”.

Messi po ashtu tha se në gjysmëfinale nuk ka favorit, pasi përballë njëra tjetrës do të jenë dy skuadra shumë të mëdha.

Argjentinasi po ashtu foli edhe për Pep Guardiolan, për të cilin tha se nuk ka asnjë kontakt me të, që prej kohës kur ai është larguar nga Barcelona në vitin 2012, vetëm ndonjë përshëndetje kur ka rastisur që të takohen, si në gala mbrëmjen e Topit të Artë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here