Messi: Do të vazhdojmë të fitojmë trofe

0

Leo Messi ishte lojtari më i brohoritur nga tifozët e Barcelonës në festën që katalanasit organizuan në stadiumin Camp Nou ku i paraqitën fansave tre trofetë e fituara në këtë sezon: Champions League, kampionatin spanjoll dhe Kupën e Mbretit.

Pasi mori mikrofonin, ylli argjentinas tha: “Sezoni i kaluar ishte shumë i vështirë, por ia arritëm të ringriheshim dhe jemi këtu duke festuar. Ta shijojmë këtë moment”.

“Të fitosh tre trofe brenda një sezoni është e vështirë, por ne nuk jemi ngopur. Kemi uri për trofe të tjerë”, shtoi Messi.

/ Top Channel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here