Barcelona e ka filluar vitin 2019 me një fitore me rezultat 2-1 kundër Getafes dhe e arritën këtë gjë falë golave të shënuar nga Lionel Messi dhe Luis Suarez, të cilët i kanë shënuar 28 gola së bashku këtë sezon të La Ligës.

Argjentinasi i ka shënuar 16 gola deri më tani, ndërsa uruguaiani ka shënuar në 12 raste, duke bërë që vetëm këta të dy të kenë më shumë gola të shënuar këtë sezon sesa e gjithë skuadra e Real Madridin, që i ka shënuar 26 të tilla, transmeton Gazeta Express.

Dyshja nga Amerika e Jugut ka shënuar edhe më shumë gola se klubi në vendin e dytë në tabelën e La Ligës, Atletico Madridi, që mbetet pesë pikë larg klubit katalonas. Edhe Atletico, ngjashëm me rivalin e qytetit, i ka shënuar 26 gola këtë sezon.

Nga të gjitha ekipet e tjera të La Ligës, vetëm Celta Vigo ka baras gola të shënuar me dyshen e famshme të Barcelonës, ndërsa vetëm Sevila dhe Levante kanë shënuar më shumë se ata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here