Mesazhi kërcënues ndaj kandidatit në Pogradec: Hiq dorë ose pas 3 ditësh të zhduket një familjar

0

Pak orë pasi nga selia blu, Edi Paloka denoncoi kërcënimin që i është dërguar me sms kandidatit të opozitës në Bashkinë Pogradec, Lapsi.al sjell procesverbalin për kallëzimin penal që Eduart Kapri ka bërë në prokurori. Po kështu zbardhet edhe teksti i mesazhit kërcënues.

“Hiq dorë brenda tre ditësh duke shpikur ndonjë arsye për motiv shëndetësor apo personal ndryshe një pjesëtar i familjes të dne do zhduket. Mos të shkoj mendja te policia se pasojat do të jenë të menjëhershme”, thuhet në mesazhin që i është dërguar Kaprit nga numri 069 21 42 957.

Në proçesverbal kandidati i PD-së e përshkruan me detaje momentin se ku ishte kur i mbërriti ky mesazh dhe me vullnetin e tij kërkon ndjekje penale të kësaj çështje. Ai gjithashtu pohon se nuk ka dyshime për ndonjë që mund ta ketë bërë këtë veprim./lapsi.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here