Mesazhi i Presidentes Jahjaga me rastin e Vitit të Ri 2016

0

“Ky vit që po e përmbyllim na dëshmoi se kemi shumë punë para nesh, shumë pritje për t’i përmbushur. Megjithatë, ishte vit që na bashkoi në kërkimin e një Kosove ndryshe”, ka theksuar presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga në mesazhin e saj për qytetarët me rastin e festës së Vitit të Ri.

 

Më poshtë mund ta lexoni të plotë mesazhin e presidentes Jahjaga:

 

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Ju uroj një Vit të Ri me më shumë suksese, më shumë mirëqenie dhe më shumë rehati, shëndet e begati në familjet tuaja.

Ky vit që po e përmbyllim na dëshmoi se kemi shumë punë para nesh, shumë pritje për t’i përmbushur. Megjithatë, ishte vit që na bashkoi në kërkimin e një Kosove ndryshe.

Ne nuk jemi dorëzuar kurrë, as atëherë kur përndiqeshim, as tash kur lista e prioriteteve sa vjen e rëndohet.

Nuk kam asnjë dyshim që me gjithë këtë forcë dhe kurajo dhe me dashurinë që të gjithë e ndjejmë thellë në zemrat tona për Kosovën shtetin tonë, viti 2016 do të jetë vit i ndryshimeve. Për një jetë me te mirë.

Ne kemi vlera të palëkundura, forcë të hatashme dhe parime të qarta. Ato do te vazhdojnë të jenë udhërrëyesi ynë në këtë vit të ri.

Ju uroj festë të këndshme. Gëzuar Vitin e Ri”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here