Mesazh emocionues nga Cozman për Beg Rizën

0

Hip hop ylli i Babastars, Cozman, duket se e ka përjetuar rëndë rënien në luftimet e Kumanovës të Beg Rizajt – komandant Begut.

Pasi u sqaruan dilemat dhe u konfirmua se në mesin e të vrarëve është edhe Beg Rizaj – komandant Begu, ka qenë Cozman që me anë të Instagramit ka shprehur ngushëllime për familjen, transmeton Telegrafi.

Fotos ku ai shihet bashkë me Rizën reperi i ka bashkëngjitur edhe një mesazh emocional, ku përshkruhet i ndjeri që ka qenë mik i mirë i reperit.

“Më ke ndihmuar pa marrë parasysh kohën apo vendin. Prej teje kam mësuar shumë gjëra. Një që do ta mbaj mend është DURIMI. Por, është e vështirë që ta gjej tash durimin, pasi që nuk po mund të besoj se nuk je më në mesin tonë”.

“Jam krenar që të njoh, shoku im. Ti gjithmonë do të jesh burim i krenarisë dhe inspirimit. Një luan i vërtet që dha jetën e tij për Shqipërinë e Madhe, flamurin dhe popullin e saj. Hero. #Lavdi #RipBegRizaj”, ka shkruar Cozman bashkë me foton në Instagram.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here