Merrë flakë trageti Bari-Durrës

0

Një traget e i linjës Bari – Durrës me rreth 300 persona në bord u përfshi nga zjarri, rreth 7 milie larg nga Porti i Barit.

Autoritetet e Portit të Barit kanë reaguar menjëherë duke vënë flakët nën kontroll. Mësohet se asnjë person nuk mbeti i lënduar.

Shuarja e flakëve u bë nga zjarrfikëset dhe tre anije patrulluese të “Guardia di Finanza”. Më pas anije –rimorkiator ka bërë tërheqjen e tragetit “Francesca” drejt Portit të Barit.

Në bordin e tragetit ndodheshin 300 pasagjerë, nga të cilët 131 shqiptarë, 50 italianë, 22 me kombësi të tjera dhe 54 persona të ekuipazhit si 71 automjete, raportojnë mediat nga Shqipëria.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here