Merkel për pak u rrëzua në binë

0

Kancelarja gjermane Angela Merkel është penguar gjatë një konference të partisë CDU. 61-vjeçarja ishte duke zbritur shkallët e skenës në një event të organizuar në qytetin Karlsruhe kur papritur humbi ekuilibrin.

Fotoja tregojnë se si Merkel hap duart duke u përpjekur të ruajë balancën ndërkohë që kryeministrii Bavarisë, Horst Seehofer, i ofron ndihmë.

Më pas ajo ngre dorën për ta sinjalizuar se është mirë dhe se nuk ka nevojë për ndihmë. Incidenti ndodhi pak momente pasi Seehofer mbajti fjalimin e tij në kongresin e përvitshëm federal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here