Merkel: Merruni vesh në Bruksel, në të kundërtën nuk ka BE për ju

0

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kushtëzuar haptas Kosovën dhe Serbinë se vetëm një zhvillim në dialogun e Brukselit do t’u mundësonte atyre përafrimin sa i përket integrimit në Bashkimin Evropian.

“Vetëm nëse ka zhvillim në dialogun e Brukselit, do të ketë edhe ecje përpara drejt Bashkimit Evropian. Koha është për kompromis” ka thënë Merkel, përcjell agjencia gjermane DPA.

Kancelarja ka potencuar se është e rëndësishme për të gjithë Ballkanin Perëndimor që shtetet të mbajnë raporte të mira mes vete.

“Ne po bisedojmë me të dyja palët, po i inkurajojmë të dyja palët” ka vazhduar Merkel.

Sipas medieve serbe në raundin e fundit në Bruksel nuk ishte arritur marrëveshje për shkak se delegacioni kosovar ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen për asociacionin e komunave serbe, gjë që ka shtyrë delegacionin serb të mos nënshkruajë marrëveshjen e arritur për telekomunikacionin.

Sipas tyre, Vuçiq dhe Mustafa kishin finalizuar tekst-dokumentin për telekomunikacionin, ndërsa ishin afër finalizimit të marrëveshjes për asociacionin, teksa delegacioni kosovar ka refuzuar ta nënshkruajë këtë të fundit.

Prishtina zyrtare ka kërkuar që asociacioni të mos ketë kompetenca më të mëdha, derisa Beogradi ka insistuar që ky asociacion të ketë pushtet për planifikime urbane dhe rurale, në arsim, shëndetësi dhe zhvillim ekonomik. Ndërsa dy çështjet tjera sipas medieve serbe ajo e energjisë dhe të ashtuquajturit “Parkut të paqes” nuk kanë ardhur në rend në këtë raund të negociatave të Brukselit, transmeton lajmi.net

Ndërsa Vuçiq ka hedhur poshtë se ka një marrëveshje për të ashtuquajturin “Parku i Paqes”, madje edhe duke bërë deklarata qesharake.

“Nuk di për çfarë po flasin Hashim Thaqi dhe Agim Bahtiri. Ndoshta janë marrë vesh mes veti” ka deklaruar Aleksandar Vuçiq

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here