Merkel mbërrin në selinë e Kryeministrisë, pritet me ceremoni nga Rama dhe qindra qytetarë

0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbërritur në Tiranë, konkretisht në selinë e Kryeministrisë, ku është pritur nga kryeministri Rama, zyrtarë dhe shumë qytetarë, shkruan Sot.   Nën tingujt e himneve të dy shteteve, fillimisht ai gjerman dhe më tej himni ynë kombëtar, është pritur zyrtarisht në vendin tonë në vizitën e parë në Shqipëri, kancelarja gjermane, Angel Merkel.    Qytetarët janë rreshtur përpara kryeministrisë ku pritet të mbërrijë për herë të parë në vendin tonë, Kancelarja Merkel.   Entuziazmi për vizitën e saj duket tek qytetarët, një entuziazëm i cili ngjan edhe me ato që kemi parë kur vendin tonë e kanë vizituar Papa Francesku, ish- Presidenti Amerikan Xhonxh Bush apo personalitete të tjerë Botëror.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here