Merilda Ceno, midis modelizmit dhe moderacionit

0

Ndërmjet modelizmit dhe televizionit e sheh veten Merilda Ceno. Vajza e lindur në Korçë në një intervistë thotë se mundohet të jetë një lexuese e mirë e librave. Tregon që idoli i saj është Rudina Magjistari. I pëlqen Shqipëria për shkak të bukurive të rralla natyrore, por thotë se do të ishte akoma më mirë sikur njerëzit të përqëndroheshin te vetja. Në vendlindjen e saj ndjehet komod për pushime, por Tirana i pëlqen për përditshmërinë dhe mundësitë e saj.

Kush është Merilda jashtë fushës së modës?

Në pamje të parë duket shumë ndryshe nga të tjerat në aspektin fizik,ndoshta dhe për vet faktin se parametrat dhe pamja fizike bëjne të dukem më e madhe se bashkëmoshataret, por brenda vetes dhe jashtë pasareles unë jam një ndër to, një vajzë e thjeshtë që po shijon si të gjithë ata adoleshencën e saj.

Pse merrni me modelim?

Për mua modelingu është hobi im më i madh. Plus që unë jam dhe me atë: “kur Zoti të fal diçka shfrytëzoje për mirë.

Çfarë synoni të arrini duke u marrë me këtë aktivitet?

Njeriu është qenie që kërkon gjithnjë e më shumë, sigurisht synoj dhe ëndërroj që të arrijë më të mirën dhe për këtë mundohem të japë gjithmonë më të mirën nga vetja.

Cili është drejtimi që mendoni ta studioni?

Synoj të bëhem moderatore që mos t’i ndahem kurrë ëndrrës time për të qenë pjesë e televizionit.

A i kushtoni kohë leximit?

Sigurisht që të jesh një moderatore e mirë duhet të jesh gjithashtu një lexuese e mirë.

Keni ndonjë idol që iu pëlqen dhe iu frymëzon?

Po, Rudina Magjistarin, figurë e dashur.

Cili është mashkulli ideal për juve?

Ai ekziston vetëm në ëndrra ose në përrallat me princ (qesh v.j.)

Për çfarë ju pëlqen Shqipëria dhe për çfarë jo?

Shqipërinë e çmoj për bukuritë e rralla natyrore e relievin fantastik, por në qoftë se njerëzit do shikonin punët e tyre do ishte një vend akoma më i mirë.

A ndiheni më mirë në Korçë apo në Tiranë?

Kohët e pushimeve ose në momente nostalgjie do preferoja Korçën, në jetën e përditshme padyshim Tiranën.

 Po në Kosovë a keni qenë ndojëherë?

Është destinacioni më i përafërt për shkak të një bashkëpunimi.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Në plan të parë qëndrojnë studimet dhe do dëshiroja shumë t’i krijoja vetes hapësirë dhe kohë për tu marrë sa më shumë me endrrën time, modelingun.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here