Mërgimtarit i vidhen 15000 euro, policia apelon tek mërgimtarët për kujdes

0

Në Lubizhdë të Prizrenit në parkingun e Qendrës Tregtare “A-N”  është thyer xhami i veturës “Opel Zafira”, pronë e një mërgimtari i cili posa kishte hyrë në restorant me anëtarë të familjes për drekë. Policia e Kosovës ka njoftuar sot se sipas video xhirimeve të cilat janë marrë nga kamerat e sigurisë, vërehet një i dyshuar i cili e parkon në afërsi të Opelit një automjet karavan ngjyrë hiri, ku shihet duke e thyer xhamin dhe vjedhur një çantë. Sipas viktimës thuhet se në çantën e vjedhur kishte 15000 euro kesh dhe stoli të arta në vlerë 500 euro. Është formuar grupi hetimorë i cili ka nisur me zbardhjen e rastit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek bashkatdhetarët që të jenë të kujdesshëm me paratë dhe automjetet e tyre, ndryshe lehtë mund të bëhen pre e hajdutëve të paskrupullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here