Mërgimtarët shqiptarë, cak i grabitësve në autostradën serbe

0

Makinat me targa të huaja janë cak i një grupi të organizuar kriminel serb, në mesin e të cilit dyshohet se ka edhe shqiptarë e turq. Grupi po lëviz nëpër autostradën në Serbi, nga hyrja në kufi me Kroacinë, dhe po grabit makinat me targa të huaja.

Denoncimi është bërë nga mërgimtarë, të cilët këtyre ditëve kanë ardhur në vendlindje përmes këtij destinacioni.

Një nga mërgimtarët ka shkruar në rrjetin social Facebook, se grupi lëviz me 3-4 vetura, me ç`rast njëra është identifikuar Mercedes Benz S Klas me targa të Berlinit të Gjermanisë.

“Ata fillimisht afrohen dhe përmes një përshëndetjeje islame kërkojnë ndihmë se gjoja me familjen e tyre kanë mbetur në rrugë. Ata ofrojnë gjësende për të shitur dhe varësisht nga rrethanat e përmes kërcënimit më pas nxjerrin paratë nga mërgimtarët”, rrëfeu për INA një nga mërgimtarët.

Ai ka kërkuar që të alarmohet kjo dukuri dhe që përfaqësuesit shqiptarë në Parlamentin e Serbisë të denoncojnë këtë gjë edhe në institucionet serbe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here