Mendonte të transportojë Strugë-Lucern, 1.3 kg heroinë, për 1500 euro

0

Për 1500 euro një kërçovar kishte menduar ta transportonte 1. 3 kg heroinë në Zvicër. Në vendkalimin Tabanoc, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria Doganore e Maqedonisë, pas një veprimi të përbashkët kanë shkatërruar një kanal ndërkombëtar të trafikut të drogës. 4 paketime të heroinës i kishte zbuluar policia gjatë kontrollit të një autobusi që ishte nisur nga Struga, e destinacion kishte Lucernin në Zvicër. Ai kishte maskuar dyfish në valixhen, e cila ishte në pronësi të një kërçovari 54-vjeçar.

“Për një kompensim të hollash prej 1500 € ishte angazhuar i dyshuari për ta transportuar në Zvicër, së bashku me 35-vjeçarin nga Gostivari, i cili kishte organizuar transportin. Heroina e konfiskuar është dorëzuar në Ministrinë e Brendshme për ekspertizë të mëtejshme”, thanë autoritetet policore për mediat e Maqedonisë.

Kundër dy shtetasve të Maqedonisë Departamenti për trafikim të drogës ka ngitur padi penale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here