‘Mendoja që Cana ishte i çmendur, por ai është krejt ndryshe’

0

I ardhur këtë verë nga Lazio, mbrojtës qendror i FC Nantes, Lorik Cana (32 vjeçar, 11 ndeshje këtë sezon në Ligue 1), ka befasuar këndshëm mesfushorin , Lucas Deaux (26 vjeç).

Ky i fundit thotë se ai tani ka një imazh shumë më pozitiv për shqiptarin se sa kishte më parë.

“Me të mbërritur, unë prisja që të njoh atë djalin e çmendur që kishte përkushtim të madh dhe ishte në buzë të agresionit. Isha i vogël, kur unë e pashë në TV”, transmeton Gazetaolle.com.

“Dhe në fund më doli krejtësisht e kundërta. Ai është shumë i përulur dhe i qeshur. Ai jep shumë këshilla për të gjithë lojtarët në ekipi me përvojën e ti”, tha Deaux për France Football.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here