Mendimtari Gylen merr një nga çmimet më prestigjioz në botë

0
Njëri ndër çmimet më prestigjioze në botë, “Çmimi i Arkitektëve të Paqes Gandi, King, Ikeda (The Gandhi, King, Ikeda Community Builders Prize)” i është dhënë për herë të parë në histori një mendimtari mysliman.
Në ceremoninë e mbajtur në Qendrën Martin Luther King në Morehouse University në Atalanta të SHBA, juria ka vendosur që çmimi t’i jepet mendimtarit mysliman me origjinë turke, Muhammed FethullahGylen.
Dekani i Qendrës Martin Luther King në Morehouse University, Prof. Dr. Laërence E. Carter, në fjalën e tij ka deklaruar se ky çmim i është dhënë mendimtarit mysliman Fethullah Gylen për kontributin e tij në ndërtimin e paqes botërore duke dalë hapur kundër terrorizmit dhe çdo forme tjetër dhune në botë.
“Jemi të nderuar që i japim këtë çmim këtij personaliteti, pasi ai ka qenë i pari që përmes një shkrimi në Washington Post, menjëherë pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001 është shprehur kundër terrorizmit, pasi si mendimtar mysliman ka ngritur zërin kundër sulmeve vetëvrasëse duke predikuar se nuk mund të bëhet xhihad duke vrarë njerëz, si dhe për faktin se ai përhap tezën se vlerat njerëzore dhe morali janë vlera të përbashkëta të të gjithë njerëzimit”, ka deklaruar Prof. Carter.
Ndërkohë, gjatë ceremonisë është lexuar letra e mendimtarit islam, Gylen, i cili është shprehur se këtë çmim e pranon si një mirënjohje të botës ndaj të gjithë ndjekësve të Lëvizjes Hizmet dhe jo si meritë personale.
“Ky është një vlerësim për të gjithë ata njerëz të kësaj Lëvizje që lumturinë e tyre e kërkojnë në lumturinë e të tjerëve”, ka shkruar mes tjerave Gylen, i cili nuk ishte i pranishëm në ceremoni për arsye shëndetësore.
Fethullah Gylen, i lindur në vitin 1941 në Turqi është njëri ndër dijetarët më të mëdhenj islam të kohës, i cili predikon islamin tradicional sunit dhe njihet si udhëheqës shpirtëror i Lëvizjes Hizmet, njëra ndër lëvizjet më të mëdha në botë e fokusuar në arsim.
Çmimi “Çmimi i Arkitektëve të Paqes Gandi, King, Ikeda (The Gandhi, King, Ikeda Community Builders Prize)” jepet çdo vit për personalitete të njohura me kontribut të veçantë në shoqëri.
Më parë ky çmim i është dhënë emrave si Nelson Mandela, Mihail Gorbaçov, Desmond Tutu, etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here