Menagjeri mashtrues, në pranga, e dëmtoi bankën për 100 mijë euro

0

Njësiti i Hetimit kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Kamenicë pas hetimeve të zhvilluara, me 09.03.2015 e ka arrestuar një qytetar shqiptar menaxher në një filiale të një banke në Kamenicë, i cili në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër poashtu shqiptar i kanë shkaktuar dëm material bankës në vlerë prej rreth 100.000 euro. Dëmi sipas Policisë së Kosovës është shkaktuar duke lëshuar kredi pa mbulesë, duke shfrytëzuar persona të tjerë për të garantuar, duke deponuar në llogari të klientëve dhe duke lejuar kredi pa dijeni të tyre të cilat mjete i kanë shfrytëzuar për nevoja personale. Të dyshuarit po ashtu në mënyrë të paautorizuar janë qasur në llogari bankare, kanë tërhequr dhe transferuar mjete pa autorizim në llogari bankare të klientëve. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here