Memli Krasniqi u premton grave fermere përparësi në programin për bujqësi

0

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi në një takim që sot ka patur me udhëheqëset e shoqatës “Gratë e Krushës”, ka thënë se në kuadër të programit për bujqësi dhe zhvillim rural, sërish kjo ministri ka paraparë përparësi për gratë fermere. “Në programin e sivjetshëm ka edhe masa të reja në të cilat gratë në zonat rurale mund të hapin apo zhvillojnë biznese, siç mund të jenë përpunimi i produkteve bujqësore të kultivuara, turizmi rural, punë artizanale e të tjera”, ka thënë Krasniqi duke i njoftuar mysafiret e tij për kriteret që janë paraparë në thirrjet për aplikim për grante investive për të gjitha gratë fermere. Fahrije Hoti, kryetare e Shoqatës e ka falënderuar ministrin për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të projekteve të tyre. Ajo ka thënë se deri me tani kanë pasur një mbështetje të madhe nga MBPZHR-ja dhe si rezultat i kësaj gratë e kësaj zone kanë zhvilluar biznese në bujqësi dhe janë krijuar mundësi punësimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here