Memli Krasniqi premton vazhdimin e mbështetjes për vreshtarët

0

PRISHTINË, 30 JANAR – Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë t’i mbështesë edhe sivjetë vreshtarët me nga një mijë euro për çdo hektarë të mbjellë me rrush. Veq kësaj edhe me grante investive kjo ministri synon rritjen e sipërfaqeve me vreshta por edhe rritjen e prodhimtarisë në këtë sektor. Kështu ka thënë sot në një takim me Shoqatën e Vreshtarëve të Kosovës, ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Memli Krasniqi. Sipas një njoftimi nga MB ai ka theksuar se pagesat direkte në vlerë prej 1000 euro për hektarë të mbjellë me vreshta janë më të lartat në rajon. Afrim Sharku, kryetar i Shoqatës së Vreshtarëve, e ka uruar ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me këtë ministri, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të këtij sektori.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here