Memli ia tërheq vërejtjen Ramushit:demokracia është ndryshe,shihemi më 2018

0

Ministri i Bujqësisë dhe njëherësh nënkryetar i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se ygjedhje mund të ketë, por në qershor të vitit 2018.

Ai këtë gjë e bëri të ditur, pas deklaratës së liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili parashikoi zgjedhje në muajin qershor.
Lexojeni postimin e Memli Krasniqit në Facebook:

“Humbësit e zgjedhjeve, sikur të kishin mundësi, do të mbanin prapë zgjedhje një javë pas humbjes. Helbete, për ta provuar fatin se mos po e shtojnë ndonjë votë. Por, demokracia është ndryshe!

Zgjedhjet nuk mbahen kur të duan humbësit tradicionalë, por siç parashihet me Kushtetutë e me ligje. Ata që mbajnë shpresa për zgjedhje parlamentare në qershor, ndoshta muajit ia kanë qëlluar, por jo edhe vitit! Kështu që, shihemi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2018.” (sic), ka shkruar Krasniqi në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here