Melihate Tërmkolli opozitës: “Mos e krahasoni këtë seancë me atë të vitit 1989, mos manipuloni”

0

Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kërkuar që të mos bëhen krahasime mes seaancës së vitit 1989 kur Kosovës i ishte marrë autonomia dhe seancës së sotme kur pritet të votohet për amandamentet kushtetuese që I hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale. “Si personi i vetëm nga këtu që kam qenë edhe tash edhe atëherë nuk qëndron ky krahasim. Prandaj mos manipuloni”, ka thënë Tërmkolli. Ajo u ka thënë deputetëve të lëvizjes Vetëvendosje që të mos thirren në sovranitet ngase vetë ata si Serbia nuk e njohin shtetin e Kosovës. “Pasi dola po e them edhe një gjë: sot votohet për atë se nga d që të shkojë Kosova, nga Lindja apo nga Perëndimi”, ka thënë Tërmkolli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here