Melihate Tërmkolli braktisë AAK-në

0

Melihate Tërmkolli nuk është më pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Ramush Haradinaj. “Jam i njoftuar me vendimin e znj. Melihate Tërmkollit. E falenderoj për bashkëpunimin dhe i dëshiroj suksese”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Tërmkolli pritet që nesër në ora 12:00 në një konferencë për media ku do ta sqarojë të ardhmen e saj. Është thënë se ajo mund të rikthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ajo i ishte bashkuar partisë së Haradinajt në prill të vitit 2010 pas ndarjes së LDK-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here