Meksikë, një grua vret 5 meshkuj

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Meksikë. Një grua ka qëlluar me armë 5 të rinj, duke i lënë të vdekur në vend.

Vrasja ndodhi gjatë përvjetorit të dasmës së njërit prej viktimave. Në pamjet e rënda, shihet si vrasësja i afrohet me motor grupit dhe i qëllon me armë pa thënë asnjë fjalë.

Autoritetet arritën në vendngjarje brenda pak minutave ku të gjithë meshkujt u shpallën të vdekur. Përveç tyre, plumbat prekën edhe dy persona të tjerë që u dërguan me urgjencë në spital.

Identiteti i gruas vrasëse nuk bëhet ende i ditur nga autoritetet e Meksikës.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here