Meksi demanton Berishën: Unë s’e di që pat plan për vrasjen e Rugovës

0

Ish-Kryeministri demokrat Aleksandër Meksi mohon të ketë pasur ndonjë plan për vrasjen e ish-Presidentit Rugova në vitin 1991.

“Nuk kam asnjë dijeni për një plan të tillë”, thotë Meksi për gazetën ‘DITA’, lidhur me deklaratën e djeshme të Berishës.

Më tej Meksi tregon se “me sa më kujtohet, Ibrahim Rugova ka mbërritur në Tiranë në 21 shkurt të vitit 1991, i ftuar nga Presidenti i atëhershëm Ramiz Alia.

Ishte kohë rrëmujash sidomos në Tiranë, pasi një ditë më parë ishte rrëzuar statuja e Enver Hoxhës.

Midis atyre që kishin dalë ta prisnin në aeroport, ka pasur edhe përfaqësues të opozitës, kam qenë unë, Gramoz Pashko dhe Genc Ruli.

Ne e shoqëruam Rugovën deri në vilën 4, ku e priti shefi i protokollit të Presidencës, Vahid Boriçi.

Më pas ai u takua me Ramiz Alinë, ndërsa të nesërmen është takuar zyrtarisht me përfaqësuesit e opozitës”, thotë Meksi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here