Megjithatë një kosovar e siguron një medalje të bronztë në Baku

0

Kastriot Sopa është kosovari i parë që e siguron një medalje në Lojërat Evropiane. Ai e mposhti në çerekfinale irlandezin Dean Walsh, 3:0, me vendim unanim të gjyqtarëve, shkruan Zëri, duke e siguruar të bronztën, ndërkohë që u kualifikua në gjysmëfinale, ku do të përballet me italianin Vincenzo Mangiacapre, përcjell Zëri.

Sigurisht, kjo medalje nuk do t’i llogaritet Përfaqësueses së Kosovës, pasi Sopa e përfaqëson Gjermaninë në “Baku 2015”. Sopa është njëri nga katër boksierët që e përfaqëson Gjermaninë në këtë eveniment.

Image

Image

Image

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here