Mega skandal korrupcioni në FIFA,edhe Platini në mesin e të dyshuarve për korrupcion

0

Sepp Blatter ka gabuar nëse ka menduar se me rizgjedhjen në krye të FIFA-s mund të dalë pa u lagur nga mega skandali i korrupsionit. Për momentin nuk ka asnjë akuzë ndaj tij, por ajo që dihet tashmë është se 79-vjeçari do të merret në pyetje nga prokurorët zviceranë që po hetojnë për votimin e kandidaturave të Botërorëve Rusi 2018 dhe Katar 2022.

Bashkë me Blatter janë edhe 10 zyrtarë të tjerë që duhet të japin sqarime për procesin. Andre Marty, zëdhënësi i prokurorisë së Zvicrës refuzoi të japë emra konkretë, por sipas Sunday Times, mes tyre janë presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ministri rus i sporteve, Vitaly Mutko, si dhe Sepp Blatter, shkruan ss, tansmeton Indeksonline.

Autoritetet kanë nisur marrjen në pyetje të personave të parë nën një status midis dëshmitarit dhe të dyshuarit, ndërkohë që hetimet bazohen mbi akuzën e pastrimit të parave dhe keqmenazhimin në përzgjedhjen e vendeve organizatore të Botërorit. Duke qënë se selitë e FIFA-s dhe UEFA-s janë në Zyrih e Nyon, Blatter dhe Platini do të jenë ndër të fundit që do të pyeten nga prokurorët zviceranë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here