Mediat serbe:”Hashim Thaqi po provokon Serbinë”

0

Mediat serbe i kanë vlerësuar si provokim, deklaratat e zv. Kryeministrit, përkatësisht ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, të bëra ditë më parë, ku ndër tjerash ka “kritikuar” Serbinë, pasi ata kanë organizuar një paradë ushtarake për Vladimir Putinin.

“Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të enjten se janë në rritje kërcënimet e ekstremizmit islamik ndaj Ballkanit Perëndimor dhe ndikimi i Rusisë, duke vlerësuar se është ‘shumë e vështirë që në të njëjtën kohë të shkojmë drejt anëtarësimit në BE dhe të mbajmë një paradë ushtarake për Vladimir Putin’”, kanë shkruar mediat serbe.

Sipas tyre, Thaçi është gjithashtu i bindur se Serbia në të ardhmen e afërt zyrtarisht do ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Kjo nuk do të ndodhë nesër, por do të ndodhë në të ardhmen e afërt. Aderimi i Serbisë dhe i Kosovës në BE dhe njohja e Kosovës do të jenë të lidhura”, citohet të ketë thënë Thaçi në një intervistë për agjencinë APA.

Po sipas medieve serbe, Thaçi ka kritikuar deklaratën e shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, në konferencën e javës së kaluar rreth xhihadizmit në Vjenë, se “Perëndimi është treguar i paaftë për të vënë në kontroll xhihadizmin, por e ka inkurajuar”.

“Ai theksoi se rruga e pavarësisë së Kosovës është e pakthyeshme, duke kujtuar se 108 vende e kanë njohur tanimë atë dhe se Prishtina, pothuajse çdo muaj anëtarësohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë Hashim Thaçi. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here