Mediat serbe:”Crni Labudovi” (Mjellmat e Zeza) qëndrojnë pas sulmit ndaj kryeministrit serb në Srebrenicë (video)

0

Sulmin e djeshëm ndaj kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq në Srebrenicë mediat e Beogradit e komentojnë në mënyra të ndryshme.Përgjegjësia e sulmit sot i “ngarkohet” një ish njësie boshnjake e cila veproi gjatë luftës nën emrin “Crni Labudovi” (Mjellmat e Zeza) të cilën  deri në vitin 1992 e udhëheqi Senad Mehdi Hoxhiq,i cili u vra gjatë luftimeve më 10 maj 1992,për t’u zëvendësuar nga Hajro Meshiq dhe Hasa Tiriq.

“Rreth 30 anëtarë të këtij ish grupi paramilitarë dje ishin vendosur përgjatë rrugës në Potoçar,nga do të kalonte kryeministri serb.”-raporton gazeta “Telegrafi” në gjuhën serbe.”Eshtë e qartë se sulmi ishte planifikuar me kujdes sepse sulmuesit e dinin kohën e saktë kur kryeministri Vuçiq do të kalonte aty …”-citon “Telegrafi” dhe përcjellë Portali shqip “Online”.

Sipas një burimi të gazetës serbe “Kurir”,transmeton Portali “Online”, gjithçka ka ndodhur kur anëtarët e këtij grupi paramilitar filluan të japin sinjalin përmes fishkëllimave,gjuajtjes me gurë…,që filloi si një sulm i sinkronizuar.Por,sipas gazetës “Kurir”nuk ishin vetëm “Mjellmat e Zeza” që ishin përgjegjës i sulmit sepse të dhënat operative kanë ardhur nga Sarajeva./PortaliOnline

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here