Mediat serbe:aksioni në Gushincë u organizua nga qeveria maqedonase dhe u realizua nga dy shqiptarë të Kosovës

0

Sulmi mbi policinë në fshatin maqedonas, Goshnicë, u organizua për të tërhequr vëmendjen nga skandali i spiunazhit të kryeministrit, Nikola Gruevski, thotë një burim i shërbimeve të sigurisë së Maqedonisë.

Për sulmin, sipas burimeve të gazetës beogradase Blic, janë ndarë dy milionë euro, ndërsa u organizua nga dy ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Sami Ukshini nga Gjakova, i quajtur Sokoli, si dhe Riza Begu nga rrethi Pejës, transmeton Telegrafi.

Një ditë më parë, këta dy ushtarë patën një takim me përfaqësuesit e partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) të Ali Ahmetit, si dhe asaj maqedonase, VMRO-DPMNE të Nikolla Gruevskit.

“Gjetjet tona dëshmojnë se paratë atyre iu dhanë për të sulmuar qëllimisht stacionin policor. Përfaqësuesit e BDI-së kanë qenë kundër këtij skenari dhe në një takim me Ukshinin dhe Begun kanë kërkuar që veprimi mos të kryhet. Pot, është e qartë se dy prej tyre kanë vepruar sipas instruksioneve me shumë ndikim në Maqedoni”, thotë për “Blic” një burim i njohur me shërbimet e sigurisë së informacionit të Maqedonisë.

Sipas këtyre burimeve, qëllimi i sulmit ishte që të tërhiqet vëmendja nga skandalet e përgjimeve të Nikolla Gruevski , të nisura nga lideri i partisë opozitare, LSDM, Zoran Zaev.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here