Mediat serbe vazhdojnë t’i fryjnë zjarrit: “Do të ketë incidente gjatë ndeshjes”

0

Vetëm 6 ditë para ndeshjes së madhe mes Shqipërisë dhe Serbisë mediat serbe i kanë kushtuar një pjesë të madhe të lajmeve të tyre kësaj përballjeje.

Mediat serbe deklarojnë se priten incidente nga tifozët shqiptarë dhe se është planifikuar të qëllohet me gurë autobusi i ekipit serb. Mediat citojnë burime nga strukturat serbe të sigurisë.

Zëvendës presidenti i federatës serbe, Goran Milanoviç ka thënë se ka planifikime për incidente rrugës drejt Elbasanit duke u shprehur i shqetësuar për sigurinë e ekipit serb, shkruan “Albeu.com”.

“Jam i shqetësuar për sigurinë e ekipit tonë. Tensioni për ndeshjen në Elbasan është i madh. Ata kanë mundësi të shprehin urrejtjen ndaj serbëve. Mos harroni provokimin që na u bë në Beograd. Është logjike që mund të presim edhe më keq. Nuk jam i sigurt nëse vendi i tyre do t’i parandalojë”, ka thënë Milanoviç.

– See more at: http://lajmi.net/shqiperi-serbi-mediat-serbe-priten-incidente/#sthash.7IeLHWs7.dpuf

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here