Mediat serbe: Shqipëria po kualifikohet jo se e meritoi, po me vendime politike

0

Mediat serbe vazhdojnë të jenë të shokuara nga vendimi i KAS-it për ndeshjen kualifikuese Serbi-Shqipëri. Ato po e konsiderojnë vendimin në favor të Shqipërisë të ndikuar politikisht.

Portali serb, Blic, shkruan se serbeve tashmë u është shuar ëndrra për tu kualifikuar në “Euro2016”, jo për shkak të lojës së tyre por për shkak të një vendimi politik, siç e quajnë ata, të gjykatës së arbitrazhit sportiv, transmeton Gazeta Express.

Ky portal përmend se Shqipëria tashmë mund të kualifikohet në kampionatin Evropian i cili zhvillohet vitin e ardhshëm në Francë, jo për shkak të lojës së tyre por me anë të vendimeve që janë marrë jashtë fushës sportive.

Blic shkruan se gjoja kombëtares serbe iu bë një padrejtësi e madhe me këtë vendim, pasi shkaktarët e incidentit ishin vet shqiptarët të cilët sipas tyre provokuan tifozët serb, duke ju referuar dronit i cili u lëshua përmbi stadiumin e Partizanit në Beograd, ku po zhvillohej ndeshja Serbi-Shqipëri, në tetor të 2014-ës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here