Mediat serbe: “Shqipëria në krye të Ballkanit”

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania do të krijojnë një rend të ri në Ballkan, ku do të kryesojë Shqipëria. Kështu aludon agjencia serbe “Blic”, e cila sulmon Perëndimin, e cila sipas saj kërkon kënaqjen e shqiptarëve.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të afrohen dhe të hyjnë në BE, mirëpo, së pari duhet ta kenë prioritet sundimin e ligjit dhe të zhvillojnë ekonominë e tregut. Por edhe forcimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me fqinjët, me të cilin Serbia vështirë se do të pajtohet. Perëndimi kërkon të arrijë “pacifizëm” të nacionalizmit serb, hyrjen në NATO, heqjen e Republikës dhe kënaqjen e shqiptarëve në të gjithë trevat që jetojnë”, shkruan “Blic”.Sipas Ivan Vejvodës, nga “Marshal Fund”, Serbia mbetet e fundit për t’u zgjidhur në sytë e Perëndimit.

“Ne në korrik na presin dy ngjarje shumë të rëndësishme: vizita e gruas me të fuqishme në botë, Angela Merkel, e cila më 8 dhe 9 korrik qëndron në Beograd dhe shënimi i 20-vjetorit të Masakrës së Serbenicës, dy ditë më vonë”, shkruan e përditshmja serbe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here