Mediat serbe raportojnë se gjoja autobusi u sulmua, Policia shqiptare i demanton

0

Mediat serbe i kanë bërë jehonë pritjes së Kombëtares së Serbisë në Shqipëri. Ato kanë publikuar fotografi ku autobusi që bartte skuadrën serbe është pritur nga qindra tifozë shqiptarë përgjatë rrugës nga aeroporti i Rinasit deri te hoteli ku është vendosur. Blic ka raportuar se gjoja edhe është gjuajtur me gurë autbousi, por Policia shqiptare e ka demantuar. Masat e shumta të sigurisë shihen edhe në fotot e publikuara nga mediet serbe.