Mediat serbe për shqiptarin e ISIS-it: Monstrumi që bën thirrje për masakrën e fëmijëve serbë

0

Publikimi i një video 20 minutëshe, e cila është shfaqur nga ajo që njihet si qendra mediale “Al-Hayat”, e ndërlidhur me grupin militant e ISIS-it, luftëtarë të këtij të fundit kanë kërcënuar shtetet e Ballkanit, Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën, Serbinë, Maqedoninë.

Mediat serbe kanë publikuar një shkrim lidhur me këtë kërcënim. “Telegraf.rs” në një shkrim të sotëm ka shkruar rreth Ridvan Haçifit, i cili pretendohet të jetë numri një i shqiptarëve të ISIS-it, transmeton zeri.info

“Monstrumi i cili bën thirrje për masakrat e serbëve të lindura në Serbi: Ky është Ridvan Haćifi”, ishte titulli i këtij mediumi.

Ndryshe, në mesazhin e Al Kosovit flitet për “ditë të zeza” ndaj atyre që kanë nënçmuar muslimanët dhe Allahun, “në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë, Maqedoni dhe në të gjithë Ballkanin”, duke kërcënuar se duhet të “kenë frikë të punojnë në zyrat e tyre, do të tmerrohen e trishtohen në shtëpitë e tyre, edhe kur flenë”. /Zëri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here