Mediat serbe për pranimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës në FIBA

0

Pranimi i Kosovës në Federatën Ndërkombtare të Baskebtollit (FIBA) ka irrituar tej mase mediat serbe.

Portali “Telegraf.rs” e ka quajtur këtë skandal. “SKANDAL: Kosova pranohet në FIBA”, transmeton Zëri.

“Skandali i madh u zhvillua në Gjenevë! Kosova u bë anëtare e FIBA në takimin e kësaj organizate! Shtëpia Botërore e basketbollit në një numër rastesh ka refuzuar kërkesën e udhëheqësve të Kosovës për anëtarësim, por këtë herë është nënshtruar”, shkruhet ndër të tjera.

Vlen të theksohet se vendimi është marrë në mbledhjen e komitetet ekzekutiv si rezultat i pranimit të komitetit olimpik të Kosovës në komitetin olimpik ndërkombëtarë në dhjetor të vitit 2014.

“Nënshtrimit” të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit ndaj kërkesës për pranim të Federatës së basketbollit të Kosovës,disa media serbe e quajnë si rezultat i marrëveshjeve të Brukselit,ku Serbia ka nënshkruar dhe është pajtuar që të mos e pengojë Kosovën në aderimin e organizatave të sporteve ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here