Mediat serbe: Katër lojtarë të Armenisë u paguan nga gjysmë milioni dollarë

0

Pas fitores së Kombëtares Shqiptare përballë Armenisë, mediat serbe kanë nisur të hedhin teori nga më të çuditshmet. Telegraf.rs shkruan se në përballjen e së dielës, katër lojtarë armenë janë paguar mirë për t’ua lehtësuar punën futbollistëve të Shqipërisë.

Portali shkruan se u referohet medieve shqiptare dhe shton se portieri armen dhe tre mbrojtës të skuadrës së tij janë paguar nga gjysmë milioni euro për ta humbur ndeshjen.

Sipas tyre, kjo shpjegon faktin që koeficienti i Shqipërisë ra dukshëm në kompanitë e basteve në Britaninë e Madhe, Hong Kong, Singapor, Gjermani e Francë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here