Mediat serbe i rrinë gati intervistës së Ballistit për ta transmetuar

0

Mediat serbe kanë shkruar sot për Ismail Morinën-Ballistin. Ismail Morina (Ballisti), pushton përsëri mediat serbe. Kësaj radhe ka qenë portali i njohur “Telegraf.rs”, ai që i ka dhënë vëmendje të madhe rrëfimit të plotë të Ballistit, që tregoi për “Digitalb” mbrëmjen e dronit në Beograd. “Njeriu që lëshoi dronin në ndeshjen Serbi-Shqipëri: “Bëra vetëm një gabim”, është titulli i “Telegraf.rs”, raporton sportal. “Ismail Morina, i cili mori përgjegjësinë për hedhjen e dronit që shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri, tha në një intervistë se bëri gabim duke ia lëshuar flamurin futbollistëve serb, si dhe zbuloi që atë dëshironte ta lansonte gjatë Himnit”, thuhet më tej.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here