Mediat perëndimore lavdërojnë artin e Edi Ramës, Berisha e quan dështak dhe komunist

0
Prestigjiozja “Financial Times” i ka kushtuar një reportazh ndryshimeve në Kryeministri që u nxorrën në pah gjatë ceremonisë së mirëpritjes së kancelares gjermane Angela Merkel. Por, me këtu nuk pajtohet Sali Berisha i cili ka reaguar në profilin e tij në Facebook duke e quajtur Ramën dështak.

Pamja e re e Kryeministrisë, me drita led, këpurdha në oborr dhe vepra të ndryshme arti në holl, ka tërhequr vëmendjen e prestigjiozes “Financial Times”, raporton Indeksonline.

Në reportazhin e gjatë nga Tirana, gazetari Peter Aspden, përshkruan me detaje ndryshimin e ardhur përmes dorës së kryeministrit artist në godinën e epokës komuniste, ndërsa Rama i tregon histori edhe për gjyshen e tij dhe marrëdhënien e saj me artin, si dhe i ofron pijen aq të dashur për shqiptarët, rakinë!

Gjithçka nis sigurisht me vizitën në Tiranë të një prej krerëve të shteteve më të fuqishëm në botë, kancelares gjermane Angela Merkel, e cila mirëpritet në kryeqytetin shqiptar përveç se me pompozitetet e nevojshme të një vizite shtetërore, edhe me një sërë veprash arti, mes tyre edhe një shtrëngim duarsh i papërfunduar, vepër e realizuar nga bashkëkombasi i saj Tomas Demand, që sipas “Financial Times”, ishte një gjetje që befasoi këndshëm kancelaren.

Në oborrin e kryeministrisë, skulptura e këpurdhës gjigante trellojëshe, vepër e artistit suedez, Karsten Hëler kap vëmendjen e reporterit britanik. Sipas Ramës, kolazhi i tre këpurdhave, një e ngrënshme, një helmuese dhe haluçinante, përkufizon më së miri politikën shqiptare.

Nuk mund të shpëtojë pa një koment edhe modifikimi i hyrjes së kryeministrisë, me kolazhin e dritave LED, dizajnuar nga francezi Filip Pareno, vepër që sipas gazetës britanike, është sinjali i një jete të re që ka nisur në një godinë, e cila prej vitesh kishte mbetur në errësirën e diktatit komunist.

Kjo qasje e Ramës për të shkrirë artin dhe politikën e ka bërë një figurë të lakmueshme edhe mes artistëve bashkëkohorë, të cilët, siç konfirmon edhe Financial Times, kanë dhuruar punët e tyre për kryeministrinë ndërsa flasin me elozhe për kryeministrin shqiptar. Megjithatë, i pyetur nëse artistë të tjerë duhet të ndjekin shembullin e tij e të përfshihen më tëper në politikë, Rama përgjigjet se kjo nuk është domosdoshmërisht garanci, por e sigurt është që politika do të ishte shumë më ndryshe nëse aktorët e saj do t’i kushtonin më tepër vëmendje artit.

Arti vjen i pari, thotë ai. “Sipas mendimit tim, arti ndodh i pari, dhe pastaj të gjithë flasin në lidhje me atë që ndodh. Nuk është se Carsten Holler kishte nevojë për politikën shqiptare për të bërë kërpudhat; ai i shpiku kërpudha, dhe pastaj ato “u aplikuan” në politikën shqiptare. “Kjo nuk është një qendër kulturore. Kjo është një hapësirë publike ku kultura, politika dhe arti mund të ndërthuren të gjitha së bashku”, përfundon Rama.

Prestigjiozja britanike i bën jehonë edhe bunkerit të hapur para disa muajsh, rreth gjysmë ore nga qendra e Tiranës. “Është një bunker nëntokësor që është ndërtuar në fillim të viteve 1970 për të mbrojtur udhëheqjen e vendit në rast të sulmit bërthamor. Kjo është një hapësirë e jashtëzakonshme me më shumë se 2.500 metra katrorë, i përbërë nga pesë kate, 106 dhoma, mure një metër i trashë betoni dhe madje edhe një teatër. Ekziston edhe një banesë e vogël, e cila ishte rezervuar për liderin famëkeq Enver Hoxha. Ai kurrë nuk qëndroi atje.

Rama, i cili ka hapur bunkerin për publikun, beson se të flasësh në termat e së shkuarës është një biznes më i komplikuar për shqiptarët, sesa thjesht të dëgjosh incidentet e neveritshme të historisë të kohëve të fundit. “Ka qenë shumë e vështirë për ne, për t’u marrë me të kaluarën në një mënyrë që të lirohemi nga mekanizmat që e kaluara ka krijuar ,që ne të merremi me të kaluarën”, thotë ai duke qeshur.

 

Më poshtë mund të lexoni postimin e Berishës.

“Rama piktori deshtak, keqperdor postin e kryeministrit per t’u bere piktor! Suita e tij per kulturen, servil te neveritshem dhe hajna te pangopur.

Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama, piktori deshtak, qe ne jeten e tij deri sa u be kryeminister nuk kishte shitur dot nje tabllo te tij, per te kuruar kompleksin e rende te piktorit deshtak po perdor ne menyren me te paskrupullt dhe si askush me pare pushtetin e kryeministrit per t’u shitur si piktor bashkohor. Ne kete kontekst, Edi Rama vendosi nje mballome plastike me neone sikur te ishte shtepia e te atit, ne godinen e kryeministrise, veper e njerit prej arkitekteve italiane me te medhenj te kohes se tij. Trajtimi ne kete menyre e godines kryesore te ekzekutivit shqiptar, qe eshte dhe godina qeveritare me vlerat arkitekturore me te medha ne vend, eshte deshmi se pari e mentalitetit te tij prej neo-bllokmeni, sipas te cilit pronat e shtetit jane prona personale te qeveritarve ndaj dhe ai mund te beje me to cfare te doje njelloj si me shtepine e tij private ne Surrel.

Kjo mballome e shemtuar ne fasaden e kryeministrise nuk eshtee vetem veper e nje te semuri mendor te frustruar, qe perdhos per komlekset e tij psiqike vlera te paprekshme, fasada e ndertesa te tera, por eshte njekohesisht akt i ulet servilizmi ekstrem dhe injorance totale e papagajve te tij ne fushen e kultures, qe do protestonin per prekje identiteti per shkurtimin e hekurave 2.5 metra te larte te rrethimit te godines se Presidences dhe do heshtnin si fije e barit per heqjen e plote te rrethimit ne kryeministri dhe si lakej amoral dhe te pavlere do firmosnin brenda nates per vendosjen e mballomes se turpit ne hyrjen zyrtare kryesore te nderteses se kryeministrise, e shemtuar dhe per hyrjen kryesore te nje banje apo shtepie publike ne periferi te qytetit.

Keta klloune te kultures, se bashku me kryekllounin e tyre, Edi Rama, nxorren me kete akt fytyren e tyre te vertet, vetposhterimin ekstrem, vetem e vetem se jane dhe hajnat kryesore dhe me licence te fondeve te takspaguesve shqiptare per kulturen!

Ne kurim te kompleksit te piktorit deshtak, Edi Rama perdor pushtetin per te hapur ekspozita ne vende te ndryshme, asnjeren prej tyre me rrogen e tij, te cilat fatmiresisht me gjthe parate qe paguan per promovim mediatik nuk ja viziton njeri, dhe tani se fundi, sipas disa burimeve detyrohen indirekt bizneset e vendit dhe te huaj te blejne dhe te zhgarravisin muret e zyrave dhe mjediseve te tyre te punes me zhgarravinat e piktorit deshtak qe mendon se pushteti kryeministror do ta ktheje ate ne piktor suksesi!”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here