Mediat greke shkruajnë se Tsipras nuk do të jetë në Tiranë në samitin e kryeministrave

0

Kryeministri grek Aleksis Tsipras nuk do të udhëtojë drejt kryeqytetit shqiptar në 27 Maj për të marrë pjesë në samitin e nivelit të lartë të kryeministrave të rajonit në kuadër të SCEEP, raportojnë mediat greke. Kathimerini, gazetë në Athinë, shkruan se zgjidhja e mosmarrëveshjeve për kufirin detar mund të arrihet përmes disa opsioneve, ku nuk përjashtohet padia në Gjyqin e Hagës. “Shqipëria pretendon se Greqia me programin e kërkimeve për naftë në detin Jon, të shpallur në qershor ka shkel ujërat territorial shqiptare në bllokun 5 ku Tirana planifikon kërkime gjatë javëve të ardhshme. Kjo do të thotë se do të shpaloset një krizë që me një mënyrë ose tjetër duhet të zgjidhet. Ose nëpërmjet dialogut, ose nëpërmjet arbitrazhit ose nëpërmjet Gjyqit të Hagës. Para se të mbërrijmë këtu ka prova e fakte që vërtetojnë se argumentet e palësh shqiptare janë të pabazuara”-shkruan Kathimerini. Sipas gazetës pretendimet e palës shqiptare për cënim të integritetit territorial të ujërave shqiptare nga kërkimet për naftë në detin Jon  janë politike dhe jo shkencore. Burime zyrtare thanë për “Kathimerini” se hartat mbi të cilat është bërë plani I kërkimeve janë të njëjtat me ato që palët paraqitën gjatë negociatave për marrëveshjen e detit në vitin 2009 dhe se ngritja e kësaj çështje lidhet me qëllimin e qeverisë shqiptare për të kërkuar politikisht ndryshimin e marrëveshjes së vitit 2009. Të njëjtat burime i thanë gazetës së në marrëveshjen e vitit 1992 mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë  kufijtë u caktuan me parimin e vijës së baraslarguar dhe se falë ndikimit të  ishullit të Sazanit në këtë ndarje Shqipëria përfitoi rreth 70 kilometër katror të shelfit kontinental, parim që nuk e njeh në rastin e ishulljve grekë në detin Jon. Në fund të artikullit thuhet se ministri Jashtëm grek Nikos Kotzias shqetësimet lidhur me qëndrimet e Shqipërisë ia ka përcjellë edhe qeverisë gjermane dhe Përfaqësues së Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në BE, Federika Mogerini. Edhe ministri Jashtëm grek, Nikos Kotzias bojkotoi takimin e ministrave të jashtëm të Procesit të Europës Juglindore që u mbajt në Tiranë më 22 dhe 23 Maj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here