Mediat botërore ngatrrojnë foton e një kuzhinieri me ndihmës-pilotin e aeroplanit Airbus A320

0

Andreas G. Lubitz një kuzhinier zviceran me vendbanim në kantonin e Bernit,nga shumë media botërore është identifikuar në foto si Andreas Lubitz,ndihmës piloti i Airbus A320,personi që është përgjegjës për rrezimin e aeroplanit në Alpet e Francës me 149 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.Ngjashmëria fizike në fotografi dhe emri i njëjtë bëri që Andreas G.Lubitz u identifikua si Andreas Lubitz.”Më kanë përzier me ndihmës pilotin e aeroplanit”,-thotë kuzhinieri zviceran,fotoja e të cilit u publikua nëpër shumë media botërore e ndër të tjera edhe në televizionin kryesor francez TF1.Kuzhinieri Andreas e mori lajmin nga miqët e tij.Origjina e këtij gabimi është nga publikimi i fotografisë së tij në rrjetin social “Twiter”.Andreas nuk ka bërë asnjë inicim të procedurave për të qartësuar opinionin se nuk është ai ndihmës-piloti por se ai është vërtet me origjinë gjermane,jeton në Zvicërr dhe se nuk ka të bëjë asgjë me Andreas Lubitzin autorin e krimit të 149 pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit të Airbus A320./Online

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here