Meda vjen me këngën e re prekëse për vajzat: “Çika jem” VIDEO

0

​Kanë të drejtë ata që Medën e quajnë këngëtar që këndon me shpirt- shpirtit, dhembjes, lotit, vuajtjes…

Ai me zërin e veçantë e me këngën e tij ta qet lotin, ta hap plagën, të ngjallë kujtimin…shkruan Kosovarja

Para pak ditësh me këngën , kushtuar Nënës , për pak ditë arriti miliona klikime. U pëlqye shumë gjithandej për çka ka informuar revista Kosovarja

Por, ja që sot, Meda lansoi edhe një këngë të re , që të zgjon e prek ndjenjën e prindërve që kanë vajza , të cilat i lindin , i rrisin e përcjellin atje ku e kanë fatin e jetës të mëtejme… Kënga titullohet “Çika jem” në realizim të produksionit “Emra com”.

Emrush Thaçi, producenti i këngëtarit tonë të njohur Meda , na dërgoi për ta dëgjuar këtë këngë më të re, e cila së shpejti do realizohet edhe si klip .

Shijone edhe ju , por pa lot…/ Kosovarja /

https://www.youtube.com/watch?v=-N0KXfSOiAo&list=PLXcWB8nDXKmGsWoh_7D9k6U0LmzQWfc3G

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here