Më shumë se 550 organe të transplantuara gjatë vitit 2015

0

Gjatë vitit të kaluar në Zvicër më shumë se 550 persona janë bërë me organe të reja, të implantuara, të dhuruara nga të tjerët. Dhe ky numër është më i madhi deri tash.

Drejtori i fondacionit Swisstransplant Franz Immer, suksesin e vitit të kaliar e shpjegon me masat tashmë të etabluara në mjekesinë intesive dhe emergjente, të cilat po japin rezultate në nivel të gjithe vendi. Veç kësaj, nga ana tjetër është konstatuar se qëndrimi i popullatës zvicerane në raport me dhuriin e organeve është shumë pozitiv.

Gjatë vitit 2015 është arritur të transplantohen 475 organe të personave të vdekur. Kësaj shifre pastaj i shtohen edhe organet e dhuruara nga njerëzit e gjallë.

Megjithatë, në pritje të organeve për transplantim ka më shumë njerëz se sa që ka organe të dhuruara ose në dispozicion për t`u transplantuar. Në fund të vitit 2015 në Zvicër ishin duke pritur 1384 veta për një organ të dhuruar. Dhe së paku një person në javë vdes në pritje të një organi.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here