Më në fund,Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaqi përfundon “misionin” në Sarandë

0

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë qëndruar në Sarandë në vilën e biznesmenit nga Kosova, Bujar Musa.

Burime të gazetës “Zëri”, bëjnë të ditur se Hashim Thaçi po qëndronte në Sarandë, derisa Edi Rama po përgatitej për të bërë hapjen e turizmit për sezonin e sivjetmë veror. I gjithë ky “pushim” i tyre në Sarandë ka ndodhur derisa në Maqedoni po mbretëronte situatë e rëndë ku pati edhe mbi 20 të vdekur.

Sikur pushimi në Sarandë të mos mjaftonte, zëvendëskryeministri Thaçi duke u kthyer sot në Kosovë nuk ka përtuar që të ndalet edhe në Prizren te qebaptorja e famshme “Te Syla” për të shijuar një darkë të shijshme.

Megjithatë lajmi i mirë është se Thaçi më në fund u kthye në Kosovë dhe mbase nga nesër do të filloj dhe të merret me çështjen e shqiptarëve në Maqedoni respektivisht në Kumanovë të cilët 48 orë u terrorizuan nga forcat ushtarake dhe policore maqedonase. Normalisht, nëse nuk do t’i dalë ndonjë udhëtim tjetër “Zyrtarë”, ftesë për pushime ose ndonjë drekë apo darkë luksoze./Zeri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here