Më në fund kompania Microsoft dorëzohet:Windows 10 “pothuaj”falas

0

Përfundimisht kohët ndrrojnë!Sistemi i smartfonëve Android është falas,sistemi  Apple (Ifonët) është poashtu falas.I vetmi sistemi i kompjuterëve që funksionon në versionin Windows është me pagesë!Por a do të ishte e arësyeshme të vazhdohet të paguhet për Windows?Është sistem përmes të cilit funksionon një kompjuter,sikur që funksionojnë smartfonët dhe Ifonët.Përfundimisht edhe Windows ka bërë të ditur se do të jetë falas,por ka shumë të panjohura në çfarë kushtesh dhe si do të ofrohet falas një sistem që pushtoi botën dhe që përfitoi miliarda në dobi të Mikrosoftit.Flitej që Windows do të kalonte në versionin falas vetëm në smartfonë dhe tableta,ndërsa këtë demantim e bëri këto ditë kompania përmes përfaqësuesit të saj në Shenzen të Kinës që versioni 10 i Windowsit do të jetë “pothuaj” falas,apo kalimi prej versioneve tjera në versionin 10 dë të jetë “pothuaj” falas përmes përditësimit,por kjo vlen për ata që posedojnë versionet 7,8 dhe 8.1 dhe kjo të shkarkohet përmes përditësimit dhe në momentit e lansimit të projektit falas.Kjo gjithsesi do të jetë një test për Microsoftin,dhe gjithsesi një përfitim i më se 1.5 miliard përdoruesve sa numëron kompania gjigante botërore.

Çka është më e çuditëshme që në këtë rast Windows 10 do të jetë falas dhe do të instalohet edhe në versionet e kopjuara,apo siç quhet në gjuhën e informatikës versionet pirate.Por problemi kryesor do të jetë me përdoruesit e teknologjisë më të vjetër,si Windows XP,Vista.Edhe për ata parashihet versioni 10 por mbetet problemi i përshtatshmërisë së materialit software dhe hardware,sepse versioni 10 i Windowsit nga performancat do të jetë fjala e fundit e teknologjisë.

Versioni i ri falas do të lansohet jo në vjeshtën e vitit 2015 por saktësisht verës,në muajt korrik ose gusht,ndërsa migrimi drejt versionit të ri falas do të bëhet gradualisht.

Sa i përket konfigurimit Windows 10 do të jetë një kombinim i versioneve të mëparëshme dhe se për ndryshim disa nga opcionet që u hoqën në versionet 8 dhe 8.1 do të kthehen,ndërsa më e rëndësishmja do të jetë se më nuk do të ketë fjalëkalim për hyrje në sistem por kjo do të bëhet nga identifikimi i fytyrës,shenja e gishtërinjëve ose retina e syrit.Pra parashikohet që ky të jetë fillimi i një fundi të lodhjes nga fjalëkalimet e përditëshme./Online/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here