Me kitarë në dorë u bë operacion në tru!

0

Një brazilian i ka befasuar doktorët duke luajtur këngën “Yesterday” të grupit legjendar “The Beatles” derisa po bëhej operacion në tru.
abc NEWS ka raportuar se Anthony Kulkamp Dias, 33-vjeçar, ishte i vetëdijshëm gjatë operacionit të tij për të hequr tumorin në tru dhe derisa doktorët po kryenin operacionin ai i “përqendronte” edhe më shumë me muzikën e tij.

Nuk është ky rasti i parë që ndodhë që pacienti performon muzikë derisa operohet.

Më 2010 sipas abc NEWS në Minesota një opacient ka luajtur me violinë derisa mjekët e kanë operuar në tru.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here