Më kërko

0

BILALL MALIQI

Zdirgju ngadalë ngrehinës së mallit
Si loti nëpër hullit e faqeve të ndara

Më kërko në thellësi të pyjeve të heshtura
Shtrirë nën hijen e fletës së gjethit
Duke i shpaluar një nga një kujtimet

I rrëfehem qetas secilës kujtesë
Nga palët e shpirtit shpalosi tënden mungesë

Më kërko në çdo skaj të malit shpeshtak
Me nurin në ballë ma dritëso pak shikimin

E do të më gjesh m’u në atë vend
Ku me puthje e lidhëm në kërthizë bashkimin

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here