Me kënd i ka “dal punë” sot ish kryeparlametarit Jakup Krasniqi?

0

Duket se Jakup krasniqi tanimë ka kohë më shumë  të merret me lajmet dhe shfletimin e shtypit në Kosovë pasiqë ka pushuar aktivitetet politike dhe ka beneficionet e ish kryetarit të Kuvendit.Si rezultat i këtij “relaksimi” sot ka komentuar në faqen e rrjetit social Facebook kryelajmet e ditës duke i “dalur punë” me Nikoliqin,Nishanin dhe Thaqin.Lexoni më poshtë komentin e ish kryeparlametarit Jakup Krasniqi:

Kryelajmet e sotme në mediat tona

Lajmi i parë, Varrmihësi i Serbisë, Presidenti Nikoliq, kërcënon qytetarët e Kosovës se do ta paguajnë shtrenjtë pavarësinë. Kjo tregon se ai është trimëruar me qyqarllëkun e qeveritarëve te Kosovës të shfaqur në bisedimet e Brukselit. Ne nuk e dimë se cili është reagimi i Brukselit zyrtar, madje ne nuk e dimë as cili është reagimi i udhëheqësve te shtetit te Kosovës?!
Lajmi i dytë, për ta zbutë pak varrmihësin serb, Presidenti i Shqipërisë, zoti Nishani e fton atë që ta vizitoi Shqipërinë, ndoshta për ta dekoruar me një medalje?!
Lajmi i tretë, Kryeministri i Kosovë e mbështet krijimin e një Gjykate Speciale (sipas pretendimeve të Dick Martit, një kundërshtari te bombardimeve të NATO-së dhe mik i Millosheviqit), gjoja për t’i ndjekur individët që paskan kryer krime gjatë luftës?! Ndoshta Kryeministri i sotëm nuk e dinë se gjatë luftës ishte jashtë Kosovës, por krimet në Kosovë i kanë kryer shefat e varrmihësit te Serbisë, tani President i ati shteti që bëri gjenocid në Kosovë. Vendi i të cilit as sot e kësaj dite nuk kërkon falje për krimet dhe gjenocidin që vendi i tij e ka ushtruar në Kosovë.
Pse drejtuesit e shqiptarëve janë kaq mjeranë?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here