Me kallashnikov të zbrazët feston fitoren e Shqipërisë rrugëve të Cyrihut!

0

Mbrëmë, siç shkruajnë mediet zvicerane duke iu referuar burimeve policore,  një tifoz i kombëtares shqiptare që parakalonte me veturë në një lagje të Cyrihut, krahas flamurit ka pasur në duar edhe një kallashnikov të cilin e ka “reklamuar” duke e ngritur lart nga vetura.

Policia e informuar ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe e ka kapur personin në fjalë, një shtetas zviceran 26 vjeçar. Pas kontrollimit është parë se ai nuk ka pasur municion në armë dhe as me vete. Ndaj personit të përmendur është bërë kallëzim penal dhe atij po ashtu i është konfiskuar arma.

Gazeta 20minuten shkruan se personi me armë dhe një grup tifozësh kanë parakaluar me makina dhe këmbë qëllimisht para lokaleve serbe, në shenjë provokimi. Për këtë arsye policia ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar përplasjen e mundshme. Ajo me këtë rast ka pasur parasysh përvojën e disa netëve më parë, kur në këtë pjesë të qytetit ka pasur rrahje masive në mes të fansave shqiptarë dhe atyre serbë, me ç`rast qe lënduar një polic.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here