Me birra të Pejës, në karnavalin më të madh të Zvicrës

0

Karnavali më i madh në Zvicër mbahet në Bazel. Dhjetëra-mijëra turistë migrojnë në qendër të qytetit të Bazelit për të qenë pjesë e karnavalit. Me mijëra vizitorë të veshur me kostume të ndryshme, njerëz të maskuar, paralajmërojnë tri ditët më të bukura “Drey scheenschte Dääg” në metropolin zviceran të Rheines. Turistë të huaj janë parë duke festuar në karnaval me birra të Pejës. Birra e Pejës gjendet tashmë në të gjitha shitoret në Zvicër, në zinxhirët konsumues më të rëndësishëm në vend. Importimi i birrës së Pejës shënon një hap serioz dhe konkret drejt kontributit të aktorëve ekonomikë të diasporës për zhvillimin e Kosovës. Në fakt, rritja e eksportimit të produkteve kosovare në Zvicër dhe Perëndim ndikon drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të punës në Kosovë.

albinfo.ch

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here