Me bikini, sfidon natyrën në liqenin e ngrirë! (Video)

0

Donte të sfidonte ambientin, por nuk i kishte bërë mirë llogaritë me akullin. Një përvojë e keqe për një vajzë të re ruse, e cila për shaka, pasi ishte zhveshur dhe dalë me bikini, ka tentuar të hidhet në ujë, por pa e ditur se ai ishte i ngrirë nga temperaturat e ulëta edhe në sipërfaqe. Videoja është xhiruar nga një mik i saj. Vajza ka pësuar një frakturë në kavilje dhe ka marrë një mësim të madh: asnjëherë mos e sfido natyrën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here